Aksident i rëndë në Manëz, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humbin jetën 3 persona, 2 të plagosur
Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, duke lënë pas tre viktima dhe dy të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, në një prej rrugëve dytësore të Manzës. Sipas të dhënave paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari K. V., ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas është përplasur me një bordurë betoni.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, 240-vjeçarin K.V dhe dy pasagjerët bashkëshorten e tij 26-vjeçaren S. B. dhe 15-vjeçarin A. M.
Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, përkatësisht 25-vjeçari R. V. dhe 16-vjeçari K. D. të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e 16-vjeçarit, sipas policisë, raportohet e rëndë. Paraprakisht, të rinjtë dyshohet se po ktheheshin nga një lokal nate në zonën e Maminasit.
“Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




