Obeziteti dhe metabolizmi, faktorët hormonalë dhe metabolikë ndikojnë në peshën trupore

Shëndet | 2 muaj më parë

Metabolizmi është një nga proceset që lidhet me mënyrën se si organizmi përdor dhe shpenzon energjinë. Mjekeja endokrinologe Jona Troshani shpjegon se metabolizmi ndryshon nga një person te tjetri dhe mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm.

 “Metabolizmi është tërësia e procçeseve kimike të cilat e lejojnë trupin të shndërrojnë ushqimin e marrë në energji të nevojshme për funksionet jetësore. Obeziteti zhvillohet vetëm kur kemi një teprim të kalorive ditore në krahasim me energjinë që duhen për ditën”, tha mjekja.

Në peshën trupore mund të ndikojnë edhe faktorë hormonalë dhe çrregullime të sistemit endokrin.

“Obeziteti lidhet me faktorët genetik, me stilin e jetesës, me stresin, me gjumin e plotë, por mund të ndikojnë dhe çrregullime hormonale siç mund të jetë hipotiroidizmi, ku tiroidja nuk është aq aktive sa duhet dhe ulet niveli bazal i metabolizmit apo dhe sindroma kushin ku trupi prodhon më shumë kortizol që është hormoni i stresit”, shtoi Troshani.

Vlerësimi nga endokrinologu bëhet i rëndësishëm kur shtimi në peshë është i vazhdueshëm ose shoqërohet me probleme të tjera shëndetësore.

“Kur pacienti ka një shtim të shpejtë në peshë, kur nuk justifikohet me ndryshimin e stilit të jetesës, kur ka një lodhje të tepërt apo një dobësi muskulare, kur ka shfaqje të simptomave në lëkurë, patjetër që duhet të drejtohet tek mjeku endokrinolog. Trajtimi konsiston në një regjim ushqimor të ekuilibruar, në shtimin e aktivitetit fizik dhe në rastet kur është rezistente një trajtim medikamentoz apo dhe kirurgji bariartrike”, deklaroi mjekja.

Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në obezitet ndihmon në përcaktimin e mënyrës së duhur të trajtimit. Ndërsa një stil i shëndetshëm jetese dhe konsultimi me mjekun, kur shtimi në peshë është i vazhdueshëm, mbeten hapa të rëndësishëm për menaxhimin e saj.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme