Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur pas konfliktit me komshiun. Autori në arrati
Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një personi me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur orës 14:30, në lagjen “Partizani”, ku, sipas policisë, shtetasi Pjerin B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Vladimir B.
I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Nga informacionet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, ndërsa policia e ka cilësuar motivin paraprakisht si “motive të dobëta”.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ndodhi konflikti.
“Rreth orës 14:30, në lagjen ‘Partizani’, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë
Hetimet vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin e plotë të konfliktit që parapriu të shtënat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



