Aksidenti tragjik në Manëz / Ndërron jetë në spital 16-vjeçari, numri i viktimave shkon në katër

Aktualitet | 2 muaj më parë

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari K. D., një prej personave që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës.

Me humbjen e tij, numri i viktimave të ngjarjes së rëndë shkon në katër.

Në aksidentin e 19 gushtit, jetën e humbën drejtuesi i automjetit, 25-vjeçari K. V., bashkëshortja e tij 26-vjeçare S. B., si dhe 15-vjeçari A. M.

Dy persona të tjerë, përkatësisht 25-vjeçari R. V. dhe 16-vjeçari K. D., mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Tiranës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 19 gushtit, rreth orës 02:22, në një prej rrugëve dytësore të Manzës.

Sipas të dhënave të policisë, automjeti drejtohej me shpejtësi prej 114 km/orë, ndërsa drejtuesi ishte në gjendje të dehur.

Në një kthesë, ai humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët kishin dalë për të festuar.

Aksident i rëndë në Manëz, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, humbin jetën 3 persona, 2 të plagosur

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme