Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork, Hoxha: Shqipëria kontribut aktiv në përputhje me planin 20-pikësh të Presidentit Trump për Gazën

Politikë | 1 orë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi u përqendrua në përpjekjet e vazhdueshme dhe të koordinuara për të adresuar krizën humanitare në Gaza.

Ministri Hoxha nënvizoi se Shqipëria po i mbështet në mënyrë aktive këto përpjekje, përfshirë edhe përmes kontributit të saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), në përputhje me Rezolutën 2803 (2025) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe planin 20-pikësh të Presidentit Trump.

Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët tanë për t’i përkthyer këto angazhime në përmirësime të prekshme në jetët e njerëzve të Gazës, duke ndihmuar në krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë për të gjithë“, tha Hoxha.

Angazhimet shumëplanëshe ndërkombëtare synojnë t’u përgjigjen nevojave humanitare, për siguri të qëndrueshme, stabilitet, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në Gaza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme