Hipertensioni dhe veshkat, kontrolli i rregullt i tensionit ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të veshkave

Shëndet | 2 orë më parë

Tensioni i lartë i gjakut lidhet ngushtë me shëndetin e veshkave. Mjekja nefrologe Dhurata Golemi shpjegon se duke ndikuar në funksionimin e tyre rrit rrezikun për dëmtime kronike.

Hipertensioni është një vrasës i funksionit të veshkave. Nëse ky tension nuk është kontrolluar mirë me medikamente antihipertensive, të cilat këta pacientë duhet t’i marrin rregullisht, pas 10 vitesh edhe këta pacientë kanë shanse të kenë dëmtim të funksionit të veshkave”, u shpreh mjekja.

Kontrolli i rregullt i presionit të gjakut dhe monitorimi i funksionit të veshkave janë të rëndësishëm për parandalimin e komplikacioneve.

Një check-up të diagnostikon një hipertension, një problem kardiak, një problem të veshkave, një problem të gjakut e më rrallë, sepse check-up-i bazë ka, si të thuash, ekzaminimet rutinë që janë të domosdoshme për çdo individ. Kështu që, check-up-i dhe kontrolli i përvitshëm, pse jo, te pacientët që kanë dëmtime duhet të bëhen më shpesh, edhe një herë në gjashtë muaj. Diabetikët, edhe një herë në tre muaj, duhet të bëjnë kontrolle, sepse sa më mirë të kontrollojnë vlerat e tensionit, vlerat e diabetit dhe vlerat e yndyrnave në gjak, aq më mirë do ta kenë perspektivën për problemet e zemrës, problemet e veshkave dhe problemet e aksidenteve vaskulare në tru, insultet, që janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Dhe aq më mirë do të kenë jo vetëm jetëgjatësinë, por edhe cilësinë e jetës”, tha Golemi.

Mbajtja e tensionit në vlera të kontrolluara dhe ndjekja periodike mjekësore ndihmojnë në uljen e rrezikut për dëmtime të veshkave.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme