Rama sot në OKB, pritet fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme
Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Fjala e kreut të qeverisë shqiptare është parashikuar të mbahet në orën 17:00.
Pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vjen një ditë pas pranisë së Ramës në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku kryeministri u ndal te çështje që lidhen me paqen, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e brezave të ardhshëm.
Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama e cilësoi pjesëmarrjen si një “nder të veçantë dhe privilegj”, duke vlerësuar rolin e platformës në bashkimin e ideve dhe njohurive nga burime të ndryshme.
Një nga temat kryesore të fjalës së tij ishte raporti mes paqes dhe zhvillimit ekonomik. Rama argumentoi se paqja nuk duhet parë vetëm si një rezultat diplomatik, por si një kusht politik që krijon mundësinë për zhvillim ekonomik.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbahen në Nju Jork, nga data 22 deri më 28 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




