Oltion Muzaka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Politikë | 2 orë më parë

Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të Oltjon Muzakës, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin e tij në pozicionin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

Më herët Muzaka ka Muzaka ka punuar si jurist pranë Kryeministrisë, në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit (2014-2016).

Gjithashtu, Muzaka patur dhe disa detyra në ministri të ndryshme: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (2023-2024), si dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2021-2023), në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (2020-2021), Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2019-2020), si edhe Ministrinë e Kulturës (2017-2019).

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme