Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot në Strasburg një takim me përfaqësuesit e lartë të Republikës së Kosovës.
Në takim morën pjesë nënkryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, konsulli i Republikës së Kosovës në Strasburg, Fitor Murati, si dhe sekretari i parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, Ilir Selmani.
Gjatë bisedës, kryetari Berisha ngriti shqetësimin për situatën politike në Shqipëri dhe politikat e ndjekura nga qeveria e Edi Ramës.
Ai theksoi se kryeministri Rama po ndjek një politikë që po çon në spastrim etnik në Shqipëri.
Takimi u zhvillua në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e sesionit të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




