Nations League Grupi C/ Minutë pas minute ndeshja San Marino – Shqipëri 2-0, Sherri protagonist në pjesën e dytë

Kombëtarja | 1 orë më parë

Gjithça gati në “San Marino Stadium” në Serravalle ku Shqipëria do të ndeshet me San Marinon në një duel të vlefshëm për Grupin C të Nations League.

Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka disa ndryshime në formacionin titullar, krahasuar me ndeshjen kundër Bjellorusisë, që u fitua 2-0 nga kuqezinjtë.

Në portë luan Sherri, Sina do të debutojë në mbrojtje, ndërsa edhe Mitaj rikthehet në formacion. Gjimshiti dhe Ismajli do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes.

Asllani dhe Shehu në qendër të mesfushës. Mehmeti e nis këtë ndeshje si titullar, ndërsa në sulm do të luajë treshja Muçi-Uzuni-Manaj.

Momenti i himneve të dy kombëtareve.

9′ – Muçi vendos në provë portierin Colombo me një goditje nga distanca!

12′ Muçi përsëri! Sulmuesi i Trabzonit finalizon një kombinim me Uzunin, por diagonalja përfundon jashtë.

16′ Edhe Asllani tenton nga distanca! Topi përfundon pak larg shtyllës së majtë pingule të portës së San Marinos.

20′ Shehu tenton nga hyrja e zonës, por Colombo i mohon golin. Portieri frenoi goditjen e Mehmetit.

21′ Anis Mehmeti shënon golin e parë pas asistit të Manajt!

27′ Uzuni shënon edhe golin e dytë! Manaj tentoi të gjente golin me një goditje të fortë dënimi, Colombo largoi keq topin duke i dhënë një mundësi të artë sulmuesit të Austin FC.

37′ Alen Sherri tregohet i kujdesshëm dhe kontrollon një top të hedhur në zonë nga vendasit.

44′ Mehmeti hyn mirë nga e djathta dhe tenton një goditje me hark, por Cevoli i mohon një gol të sigurt.

45′ Kryesori nga Hungaria akordon 2′ shtesë.

47′ Mbyllet pjesa e parë! Mehmeti dhe Uzuni kanë shënuar golat që vlejnë tri pikë për ekipin e Maran!

45′ Pjesa e dytë nis me ndryshimme në formacionin kuqezi! Maran i jep minuta Kumbullës, duke e aktivizuar në vend të Gjimshitit!

58′ Sherri shpëton një gol të sigurt! Reflekset e portierit kuqezi i mohojnë golin e parë vendasve. Capicchioni tentoi një goditje të befasishme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme