Vaksina e gripit, mjekët bëjnë apel që të vaksinohen të sëmurët kronikë

Shëndet | 2 orë më parë

Me afrimin e sezonit të gripit dhe virozave të stinës, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të kryejnë vaksinimin, veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Në Qendrën Shëndetësore të fshatit Bardhoc, mjeku thekson rëndësinë e vaksinës së gripit për këto kategori, duke e cilësuar vaksinimin një masë të rëndësishme parandaluese gjatë këtij sezoni.

“Tashmë jemi në fazën përgatitore për fillimin e aplikimit të vaksinës sezonale të gripit. Vaksinat janë të njëjta, sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe, kryesisht, fillohet shpërndarja e vaksinave te të sëmurët kronikë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj efekteve të gripit. Vaksinimi është një masë përgatitore dhe mbrojtëse, që ndihmon në rritjen e imunitetit”, u shpreh mjeku Besnik Lleshi.

Ndërkohë, vaksinimi duket se po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e banorëve. Në Qendrën Shëndetësore të Bardhocit, interesi për marrjen e vaksinës ka ardhur në rritje, çka sipas mjekut tregon edhe për ndërgjegjësimin më të madh të komunitetit për parandalimin e gripit.

“Në Qendrën Shëndetësore të Bardhocit, interesi për marrjen e vaksinës ka ardhur në rritje, çka, sipas mjekut, tregon edhe ndërgjegjësimin më të madh të komunitetit për parandalimin e gripit”, tha ai.

Mjekët rekomandojnë që vaksinimi të kryhet në kohë, veçanërisht nga personat me sëmundje kronike, për të ulur rrezikun e komplikacioneve gjatë sezonit të gripit.

Gazetare: I. Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme