Vaksinimi HPV në të gjithë vendin, Spahiu në Lushnje: Mbrojtje më e gjerë, parandalim më i fortë

Vaksinimi kundër HPV-së vijon në të gjithë Shqipërinë, tashmë me vaksinën e re 9-valente, e cila ofrohet për vajzat dhe djemtë 13-vjeçarë, në përputhje me Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu, inspektoi nga afër punën në qendrën shëndetësore në Lushnje, ku u njoh me shërbimet që po ofrohen për qytetarët.
Vaksina 9-valente zgjeron mbrojtjen ndaj tipeve të HPV-së që lidhen me kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundje të tjera, duke synuar forcimin e parandalimit që në moshë të re.
Gjatë vizitës në Lushnje, ministrja Spahiu u ndal edhe te shërbimet shëndetësore për moshën e tretë. Në këtë zonë ka nisur gjithashtu check-up-i për personat mbi 70 vjeç, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e hershëm të problemeve shëndetësore.
Spahiu deklaroi se po punohet edhe për përmirësimin e shërbimeve diagnostikuese, përfshirë përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në radiologji.
“Po punojmë që të kemi edhe një sistem me AI në radiologji, që do ta bëjë më të thjeshtë dhe më efikas procesin e diagnostikimit”, u shpreh ajo.
View this post on Instagram
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





