Nations League, Liga C Grupi 1/ Minutë pas minute Finlandë-Shqipëri 1-1, Pilo ndez publikun me një zbritje të fuqishme

Kombëtarja | 2 orë më parë

Gjithçka gati në “Helsinki Olympic Stadium” ku pas pak çastesh nis ndeshja mes Finlandës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Nations League Liga C Grupi 1.

Sa u përket formacioneve Maran ka vendosur që të bëjë disa ndryshime krahasuar me 11-en e preferuar në Serravalle. Duke aktivizuar në portë Berishën për Sherrin ndërsa në sulm Hoxha dhe Muçi do të mbështesin Manajn.

Ndërsa në kampin kundërshtar spikat mungesa e Ville Koski-t, i cili është njëri prej lojtarëve më të mirë.

FINLANDA: Hradecky, Stahl, S. Miettiinen, T. Miettinen, Lahteenmaki, Marhiev, Kairinen, Walta, Svanback, Pohjanpalo, Hakans.

SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani; Hoxha, Muçi, Manaj.

Ndeshja direkt!

1′ Nis takimi me Shqipërinë që fiton një goditje standarde! Skemë e Asllanit, por nuk u kuptua mirë me repartin e avancuar.

4′ Manaj goool! Rey Manaj përfiton nga ekzekutimi i një goditjeje nga këndi të Asllanit për të mposhtur portierin vendas me një goditje me kokë nga shtyllën e parë!

14′ Kombinim mes Pilos dhe Manajt, Finlanda konfuze, kuqezinjtë fitojnë goditje këndi.

22′ Berisha gabon gjithçka! Pas një pasimi të gabuar u detyrua të ndërhynte jashtë zone.

25′ Maran zgjedh të sakrifikojë Hoxhën, për të aktivizuar Sherrin, i cil merr vendin e Berishës.

26′ Finlanda barazon nga goditja e dënimit e shkaktuar nga Berisha. Walta ndëshkon Sherrin në shtyllën e tij!

42′ Shqipëria sërisht e rrezikshme në goditjet stanadrde. Ramadani nuk kapitalizoi një shans të pastër shënimi, edhe pse i vetëm, goditi keq topin me kokë.

45′ Kryesori akordon tre minuta shtesë!

46′ Rolando Maran nis pjesën e dytë me një zëvendësim, Daku merr vendin e Manajt.

59′ Gjimshiti finalizon dobët në një tjetër situatë të krijuar pas një goditje nga këndi.

60′ Pilo me top në këmbë në një zbritje të vështirë goditi topin, por portieri vendas ishte i pozicionuar mirë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme