Tetori Rozë, Spahiu: Depistimi për kancerin e gjirit përgjatë gjithë vitit. Balla: Për herë të parë depistim i plotë për gratë nga 25-55 vjeç

Sociale | 2 orë më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, sëbashku me drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilluan një takim me ekipin e mjekëve në Kavajë, ku diskutuan riorganizimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve.

Ministrja Spahiu kwrkoi  shtrirjen e depistimit për kancerin e gjirit përgjatë gjithë vitit.

“Ne e quajmë tetori rozë, por mos konsideroni vetëm muajin tetor si muaji që ne kujdesemi për kancerin e gjirit, por çdo muaj duhet që një numër të caktuar të targetgrupit t’i çojmë për të kryer mamografi”, tha ajo.

Balla bëri të ditur se për herë të parë në Shqipëri do të nisë një program i plotë depistimi për gratë e moshës 25 deri në 55 vjeç. Sipas Ballës, nisma do të realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Kolposkopisë dhe do të përfshijë të gjithë procesin, nga diagnostikimi deri te trajtimi.

“Kontrolli i hershëm shpëton jetë. Falë punës së Drejtorit të Spitalit Kavajë, Arben Rrugia, për herë të parë në Shqipëri, në Kavajë, në bashkëpunim me Shoqatën Europiane të Kolposkopisë, do të kryhet depistimi i plotë i të gjitha grave nga mosha 25 deri në 55 vjeç, duke filluar me diagnostifikimin deri tek trajtimi i plotë”, u shpreh Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme