Shqipëria drejt mbylljes së kapitullit 20, COELA shqyrton pozicionin e Tiranës për sipërmarrjen dhe industrinë

Politikë | 1 orë më parë

Shqipëria është një hap më pranë mbylljes së përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave me Bashkimin Evropian. Në Bruksel, grupi i punës për Zgjerimin, COELA, po shqyrton pozicionin negociues të Tiranës për sipërmarrjen dhe politikën industriale.

Në thelb, kapitulli lidhet me kushtet për zhvillimin e biznesit, konkurrencën, investimet dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dokumentet e Këshillit të BE tregojnë se Presidenca ka paraqitur një propozim kompromisi për qëndrimin e përbashkët të vendeve anëtare, me synim arritjen e dakordësisë për mbylljen e përkohshme të kapitullit.

Nëse konsensusi arrihet në grupin e punws pwr zgjedhimin e BE  çështja kalon TEK  Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtaredhe më pas në Konferencën Ndërqeveritare BE–Shqipëri.

Për Shqipërinë, mbyllja e përkohshme e këtij kapitulli do të shënonte një tjetër avancim në negociata. Në thelb, bëhet fjalë për përafrimin e rregullave shqiptare me standardet europiane për një ekonomi më konkurruese dhe një klimë më të favorshme për biznesin.

Shqipëria ka hapur tashmë të gjithë kapitujt e negociatave; tani vëmendja është te mbyllja e tyre, njëri pas tjetrit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme