Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Aktualitet | 1 orë më parë

Një vatër zjarri ka shpërthyer gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Kotë të bashkisë Selenicë, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me shkurre e ullishte në kodrën që rrethon zonën. Për shkak të erës dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt zonës së banuar, duke rrezikuar drejtpërdrejt disa shtëpi të fshatit.

Situata Paraqitet kritike në terren, ndërsa kapacitetet e Bashkisë Selenicë për përballimin e emergjencave janë tejet të kufizuara. Me vetëm një mjete zjarrfikës në dispozicion, autoritetet vendore i kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë bashkive fqinjë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ndërhyrja nga Himara dhe mobilizimi i banorëve

Për t’i ardhur në ndihmë Selenicës, nga Bashkia e Himarës janë nisur menjëherë mjete zjarrfikëse dhe ekipe operacionale drejt fshatit Kotë. Në terren po punojnë edhe vetë banorët e zonës me mjete rrethanore, në përpjekje për të krijuar prita mbrojtëse rreth shtëpive më të ekspozuara nga tymi dhe flakët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme