Kamzë/ U kap me pistoletë në makinë, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamzë, pasi u kap në automjetin e tij me një armë zjarri pistoletë, me qëllim trafikimin e saj. Në kuadër të hetimeve, ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror.
Në pranga u vu shtetasi E. C., 29 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe një celular.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu pa leje dhe 50 fishekë. Gjithashtu, Policia sekuestroi një bllok shënimesh, ku dyshohet se mbaheshin të dhëna për shuma të ndryshme parash.
Për shkak të dyshimeve mbi aktivitetin e tij financiar, ka nisur edhe hetimi pasuror ndaj 29-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




