245 aplikime për Rrjetin MIA, Rama: U zhvilluan 200 intervista, idetë e reja do të sjellin ndryshime në komunikimin publik

Politikë | 1 orë më parë

Thirrja për aplikime në kuadër të Rrjetit MIA, një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë, është mbyllur me 245 aplikime nga profesionistë dhe të rinj që synojnë të bëhen pjesë e rrjetit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pas fazës së aplikimeve janë zhvilluar 200 intervista, ndërsa tashmë procesi ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe ideve më të mira.

Sipas Ramës, nisma synon të përfshijë individë me ide të reja, energji dhe aftësi për të sjellë ndryshime në mënyrën se si institucionet publike komunikojnë me qytetarët.

“245 aplikantë, 200 intervista dhe plot ide të reja për komunikimin publik. Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët.

Tashmë ka përfunduar faza e intervistave dhe ajo që më duket më interesante është larmia e propozimeve. Nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe verifikimi i informacionit, te mënyrat se si mund t’i dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t’i përfshijmë në gjetjen e zgjidhjeve”, shkruan Rama.

Tashmë pritet të vijojë procesi i përzgjedhjes, me synimin që idetë më premtuese të zhvillohen më tej dhe të përkthehen në rezultate konkrete në fushën e komunikimit publik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme