Zgjerohet “Paketa e Maleve” në Bashkinë Mat, qeveria shton 17 zona të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore

Turizëm | 1 orë më parë

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili sjell një zgjerim të konsiderueshëm të territoreve me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e Bashkisë Mat.

Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme, qeveria i ka shtuar hartës së zhvillimit malor edhe 17 zona të reja administrative e gjeografike, duke përfshirë dhjetëra fshatra dhe qendra banimi.

Harta e re nga Macukulli e Ulëza, te Bazi e Germani

Ndryshimet e reja përfshijnë një sipërfaqe të gjerë me status të posaçëm për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin socio-ekonomik lokal. Zonat e reja të përcaktuara sipas sistemit KRGJSH janë:

  • Zona nr. 4: Fshati Macukull (Njësia Administrative Macukull) – 2 921 ha;
  • Zona nr. 5: Fshati Bushkash (Njësia Administrative Ulëz) – 206 ha;
  • Zona nr. 6: Qyteti Ulëz (Njësia Administrative Ulëz) – 571 ha;
  • Zona nr. 7: Fshati Madhesh (Njësia Administrative Ulëz) – 626 ha;
  • Zona nr. 8: Fshati Stojan (Njësia Administrative Ulëz) – 3 137 ha;
  • Zona nr. 9: Fshatrat Rukaj, Rremull, Prellë dhe Dukagjin (Njësitë Administrative Rukaj dhe Derjan) – 423 ha;
  • Zona nr. 10: Fshatrat Gjoçaj dhe Lam i Madh (Njësia Administrative Derjan) – 1 472 ha;
  • Zona nr. 11: Fshatrat Bruç dhe Laç (Njësia Administrative Rukaj) – 552 ha;
  • Zona nr. 12: Fshatrat Vinjoll dhe Gjalish (Njësia Administrative Lis) – 1 602 ha;
  • Zona nr. 13: Fshatrat Rremull, Rukaj, Derjan dhe Burgajet (Njësitë Administrative Rukaj, Derjan dhe Lis) – 827 ha;
  • Zona nr. 14: Fshati Zall Gjoçaj (Njësitë Administrative Derjan dhe Macukull) – 595 ha;
  • Zona nr. 15: Fshati Macukull (Njësia Administrative Macukull) – 157 ha;
  • Zona nr. 16: Fshatrat Baz dhe Karicë (Njësitë Administrative Baz dhe Komsi) – 2 534 ha;
  • Zona nr. 17: Fshati German (Njësia Administrative Komsi) – 731 ha;
  • Zona nr. 18: Fshatrat Shëlli dhe Vig (Njësia Administrative Macukull) – 1 289 ha;
  • Zona nr. 19: Fshatrat Midhë dhe Fshat Burrel (Njësitë Administrative Burrel dhe Komsi) – 566 ha;
  • Zona nr. 20: Fshati Selixë (Njësia Administrative Komsi) – 63 ha.

Për secilën prej këtyre zonave, vendimit bazë i bashkëlidhen edhe hartat treguese përkatëse, të integruara në sistemin kadastral KRGJSH.

 Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen drejtpërdrejt Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat, me qëllim koordinimin e masave teknike, kadastrale dhe ekonomike që rrjedhin nga zbatimi i “Paketës së Maleve”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme