Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, 14 mijë doza për Shkodrën dhe Vaun e Dejës

Procesi i regjistrimit të tokës bujqësore dhe pajisjes së fermerëve me Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi, AMTP, ka shënuar progres gjatë këtij viti në qarkun e Shkodrës. Sipas drejtueses së ASHK Shkodër një nga zonat me avancimin më të madh të procesit është Bashkia Malësi e Madhe, ku edhe kërkesat e fermerëve për pajisjen me AMTP janë më të shumta. Deri tani, në këtë bashki janë miratuar mbi 300 kërkesa për regjistrimin e tokës bujqësore, ndërsa më shumë se 100 të tjera janë në proces shqyrtimi.
“Vaksinimi ka filluar në të gjithë QSH-të e Shkodrës. Kategoritë target të këtij vaksinimi janë punonjësit shëndetësorë, punonjësit edukativë, mësuesit dhe edukatorët, punonjësit e policisë dhe ushtarakët, gratë shtatzëna, obezët, të sëmurët kornikë, por gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme vaksinimi edhe i kategorive të tjera të cilat paraqiten pranë QSH-ve dhe të gjithë do të vaksinohen pa përjashtim. mjafton dëshira dhe vullneti për të shkuar për t’u vaksinuar”, deklaroi Eglantina Frroku, drejtuese e ASHK Shkodër.
Ndërsa në Bashkinë Shkodër, procesi ka nisur dhe po vijon në Njësinë Administrative Guri i Zi, ku deri tani janë trajtuar afro 50 kërkesa për regjistrimin e tokës bujqësore. Sipas drejtueses së Kadastrës, kërkesat për tokën bujqësore nuk mund të trajtohen në mënyrë individuale, por në rang fshati, pasi vendimmarrja kalon për miratim në këshillat bashkiakë.
“Ato banorë të cilët nuk munden për shkak të pamundësisë e kanë të pamundur të shkojnë te qendra shëndetësore, do shkojnë infermierët tanë vaksinatorë në banesën e tyre për t’i ofruar vaksinën e gripit”, tha Frroku.
Regjistrimi i tokës bujqësore në qarkun e Shkodrës është shoqëruar prej vitesh me vonesa dhe ndërprerje të shpeshta. Një prej problematikave kryesore ka qenë edhe refuzimi i fermerëve për t’u pajisur me AMTP, për shkak të mospërputhjeve me kufijtë e vjetër të pronës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




