Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet në Tiranë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme (11 tetor) në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, ku një automjet ka përplasur një 40-vjeçar që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
I plagosuri, E.S., është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimet e emergjencës.
Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, 40-vjeçari është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë aksit rrugor, me qëllim identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe kapjen e drejtuesit, i cili u largua pa dhënë ndihmën e nevojshme të plagosurit. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




