Të armatosur dhe me veshje si të Policisë, grabitje në një banesë në Elbasan

Aktualitet | 1 orë më parë

Persona të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në orët e para të mëngjesit (12 tetor). Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:05, kur disa persona janë futur në banesën e shtetasit L. Z. dhe i kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, por sapo kanë konstatuar praninë e uniformave blu, autorët janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira. Gjatë largimit, ata kanë braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kanë mbërritur në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë grabitjes. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, si dhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme