Raundi i tretë i regjistrimeve deri më 21 tetor, maturantët vijojnë regjistrimet në universitete
Edhe pse viti akademik ka nisur, regjistrimet për në universitet do të vijojnë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme. Në raundin e tretë të regjistrimeve kandidatët për student kanë mundësi të aplikojnë në të gjitha ato programe ku ka kuota të lira. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar Arian Xhelaj sqaron se deri tani janë regjistruar mbi 21.000 studentë.
“Raundi i tretë është i parashikuar kryesisht për ato maturantë të cilët nuk arritën të regjistroheshin vijojnë me listat e raundit të dytë derisa përfundojnë ato dhe nëse ka akoma kuota të tjera, universiteti mund të regjistrojnë dhe maturant të tjerë të cilët kanë interes për t’u regjistruar në ato programe derisa kuota të realizohen. Ecuria është e mirë. Ne sapo e kemi kaluar në fundjavë 21.000 maturante të regjistruar dhe besoj që ka akoma kohë të mjaftueshme deri në datën 21 tetor që edhe këta maturantë të cilët kanë ngelur akoma pa regjistruar të vijë proces proesin e regjistrimit përmes kritereve që kanë qenë dhe në raundin e parë dhe e dytë’, deklaroi Xhelaj.
Duke analizuar përqindjen e studentëve të regjistruar sipas mesatares, Xhelaj thotë se vitet e ardhshme duhet parë mundësia e ofrimit të më shumë programeve dyvjeçare.
“Nëse për ekselentët ne arrijmë të regjistrojmë mbi 86% të tyre që është një shifër shumë e lartë ndërmjet mesatares 8.5 dhe 10 dhe 9.5 dhe 10, ndërsa tek mesatra nën 6.5 pesë themi përqindja e regjistrimit është nën 50% dhe këtu mbase duhet të jetë në të ardhmen puna më e madhe e universiteteve për ta themi diversifikuar këtë ofertë akademike”, shtoi Xhelaj.
Deri më tani rezulton pothuajse i njëjti numër studentësh të regjistruar me atë të një viti më parë deri në mesin e javës së ardhshme kur dhe do të përmbyllet gjithë procesi i regjistrimit parashikohet që ky numër të tejkalohet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




