Formula 1 rikthehet në Afrikë, ka akord 10-vjeçar me Ruandën

Formula 1 | 2 orë më parë

FIA dhe Ruanda kanë arritur një akord historik për të cilin është punuar prej vitesh dhe që rikthen garat e veturave më të sofistikuara të globit në kontinentin afrikan pas plot 37 mungesë.

Sipas projektit të miratuar në parim nga të dy palët Formula 1 do të mbajë një Çmim të Madh në Ruanda duke nisur nga viti 2030.

Cirkuiti ku do të garohet është i vendosur vetëm 40 km larg Kigalit, shumë pranë “Bugesera International Airport”. Ai është projektuar nga “WurzDesign” e Alexander Wurz. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme