38 raste të reja me kancer gjiri në 2026 në Korçë, gruaja më e re e diagnostikuar 32 vjeçe, më e moshuara 85 vjeçe

Shëndet | 1 orë më parë

Mamografia lëvizëse është vendosur pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, pasi mamografia e Poliklinikës ka dalë jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Kontrolli ofrohet falas deri në fund të kësaj jave, nga ora 08:00 deri në 16:00, për gratë e moshës 45-65 vjeç dhe ato me faktorë rreziku për kancerin e gjirit.

“Ftojmë të gjitha gratë të depistohen, pasi dihet që depistimi në kohë mund t’ju shpëtojë jetën. Kanceri i gjirit tashmë është i kurueshëm dhe i trajtueshëm, nëse kapet në kohë. Fatkeqësisht, koha e qëndrimit është e shkurtër, duke bërë krahasimin me vitet e kaluara. Gjatë muajit tetor, me mamografinë fikse, kemi kryer mbi 1 000 depistime”, u shpreh Nada Tërpo, Shefe e Kujdesit Shëndetësor Parësor.

Gratë që kanë zgjedhur të kryejnë kontrollin apelojnë edhe për gratë dhe vajzat e tjera që të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Që të gjitha që nga mosha kur e kanë caktuar mjekët të vijnë të kontrollohen se është për të mirë çdo njeriut”, u shpreh një qytetare

Gjatë këtij viti, në Korçë janë diagnostikuar 38 raste me kancer gjiri. Pacientja më e re është 32 vjeçe, ndërsa më e madhja 85 vjeçe, shifra që nënvizojnë rëndësinë e kontrolleve dhe zbulimit të hershëm.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme