VIDEO/ Protesta në Tiranë vijon me tensione, protestuesit i vënë flakën një biznesi, dëmtojnë disa të tjera
Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar prej disa orësh, ndërsa raportohen akte dhune dhe incidente. Protestuesit i kanë vënë flakën një biznesi në Rrugën e Durrësit, ndërsa janë thyer xhamat e disa bizneseve të tjera private.
Më herët disa prej protestuesve i vunë flakën edhe disa zyrave në godinën e Ministrisë së Arsimit. Disa protestues të maskuar, kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera drejt institucioneve. Para Ministrisë së Arsimit, ata kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari, si dhe kanë hedhur molotovë, gurë dhe lëndë plasëse në drejtim të godinës.
Përballë situatës së krijuar, Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Protesta vijon të jetë e tensionuar prej disa orësh, ndërsa mbetet e paqartë se kush do të jetë itinerari i protestuesve në vijim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




