Spitali i Traumës/19-vjeçari del me sukses nga operacioni, 6 qytetarë vijojnë të shtruar nën monitorimin e mjekëve

Shëndet | 1 orë më parë

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital.

19 vjeçari nga Librazhdi Ledion Balla i cili mbeti i plagosur rëndë një ditë më pare duke thyer gjymtyrën e poshtme i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale nga e cila ka dalë më sukses.

3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme