Përditësim nga QSUT: 2 policë të lënduar po marrin trajtim në urgjencë. 3 protestues pas mjekimit kanë dalë nga spitali

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me situatën shëndetësore të të lënduarve gjatë protestës, duke konfirmuar se nuk ka asnjë humbje jete dhe se të gjithë personat e prekur janë në gjendje të mirë.
“Në QSUT po marrin aktualisht trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie, koshient të gjithë, gjendja shëndetësore e mirë.”
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp të institucionit shëndetësor, një pjesë e personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë përfunduar trajtimin dhe janë larguar tashmë nga ambientet e spitalit.
“3 protestues kanë marrë mjekimin dhe kanë dalë nga spitali.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




