Ambasada e SHBA-së udhëzon qytetarët amerikanë të shmangin demonstratat

Aktualitet | 1 orë më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka nxjerrë një deklaratë zyrtare për shtyp ku bën të ditur se protesta e zhvilluar pranë Sheshit Skënderbej është shoqëruar me akte dhune. Diplomacia amerikane paralajmëron se tensionet mund të përhapen edhe në zona të tjera qendrore ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke sjellë bllokime rrugësh dhe rritje të pranisë policore.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve.”, thuhet në njoftim.

Këshillat për stafin dhe thirrja për vigjilencë

Në njoftim, personelit të ambasadës si dhe qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin zonat e demonstratave dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë personale duke ndjekur udhëzimet e autoriteteve vendore.

“Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.”, vijon njoftimi.

Përfaqësia diplomatike ka renditur gjithashtu një sërë rekomandimesh konkrete, duke përfshirë ruajtjen e një profili të ulët, shmangien e shpërqendrimeve me pajisje elektronike në publik dhe përgatitjen e planeve të emergjencës.

“Veprimet që duhen ndërmarrë: Shmangni demonstratat; Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth; Kufizo shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik; Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje; Mbani një profil të ulët.”, mbyllet njoftimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme