Përditësimi i orës 21:26 nga QSUT: Po trajtohen 23 policë, 5 protestues dhe 1 kalimtar pas incidenteve në protestë

Shëndet | 2 orë më parë

Qendra Spitalore Universitaria “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar përditësimin e radhës në orën 21:26 lidhur me personat që po marrin asistencë mjekësore pas përplasjeve gjatë protestës në kryeqytet. Sipas të dhënave të reja, numri i efektivëve të policisë që po trajtohen ka pësuar rritje të ndjeshme.

“Sipas QSUT, deri në këto momente po marrin aktualisht trajtim 23 efektivë policie, 5 protestues dhe 1 kalimtar.”

Në njoftimin e fundit, struktura spitalore bën me dije se nuk ka raste të reja që kërkojnë ndihmë mjekësore emergjente në këtë moment.

“Aktualisht nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e QSUT.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme