Euroliga në RTSH: Virtus Bologna “pushton” Parisin

Virtus Bologna siguroi një tjetër fitore jashtë fushe, 96-94 në Paris në raundin e 5-të të Euroligës. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në këtë kompeticion, e pesta radhazi nëse llogaritet edhe kampionati.
Ekipi i Alex Mumbru-së triumfoi në përballjen e minutave të fundit, fundit kokë më kokë, e vendosur nga gjuajtja për tri pikë e Trent Frazier. Ndërkohë, Alston me 23 pikë dhe Diarra me tetë pikë ishn pjesë e suksesit.
Parisi, pa sulmuesin e dëmtuar Nadir Hifi, nuk i mjaftuan 23 pikët me shtatë gjuajtje për tri pikë nga Etienne.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




