Protestat e tensionuara në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit

Politikë | 2 orë më parë
Seanca plenare e Kuvendit, e parashikuar të zhvillohej këtë të enjte, më 15 tetor, është anuluar pas protestave të tensionuara që kanë përfshirë kryeqytetin gjatë dy ditëve të fundit. Protestat, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, kanë shënjestruar disa institucione shtetërore. Gjatë protestës së djeshme të tensionuar, protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Bankën e Shqipërisë. Seanca plenare ishte planifikuar të niste në orën 10:00, me një rend dite që përfshinte disa interpelanca me ministra të kabinetit qeveritar dhe shqyrtimin e projektligjeve të ndryshme. Në fokus të diskutimeve do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Gjithashtu, në rendin e ditës ishin parashikuar dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Përveç interpelancave, deputetët pritej të shqyrtonin edhe disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Rendi i ditës së Kuvendit
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme