Protesta në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 89 persona morën ndihmë mjekësore, mes tyre 61 efektivë dhe 18 protestues

Aktualitet | 1 orë më parë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme, mes tyre 61 efektivë të Policisë, 18 protestues dhe 10 pacientë të trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas informacionit të publikuar nga Spitali Universitar i Traumës (SUT) dhe QSUT, pjesa më e madhe e të lënduarve kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitalet me rekomandimin e mjekëve.

Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të jenë të shtruar katër efektivë policie dhe dy protestues, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Ndërkohë, tre persona, një protestues dhe dy efektivë policie, pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore. Sipas informacionit zyrtar, ata janë koshientë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit përkatës, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se aktualisht nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme