Musk i përgjigjet akuzave të Kievit: Pas ngadalësimit të shpejtësisë së dronëve të Ukrainës mund të jetë SHBA

Botë | 1 orë më parë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, i bëri thirrje Volodymyr Zelensky-t të largohet nga posti i presidentit të Ukrainës, pasi këmbënguli se çdo ndërprerje e përdorimit të sistemit të tij të komunikimit satelitor nga Kievi ishte përgjegjësi e e qeverisë amerikane, jo i kompanisë së tij Space X.

Komentet erdhën ndërsa Kievi ngriti dyshime mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, duke akuzuar Uashingtonin këtë javë se po ndihmon Moskën duke mos e paralajmëruar vendin për sulmet e reja me raketa duke penguar përgjigjen ushtarake të Kievit përmes ndryshimeve në sistemin e projektuar nga SpaceX që përdor për komunikime.

“Dhe kështu masakra vazhdon”- shkroi Musk në X. “Koha që Zelensky të largohet.” Më herët ai tha se çdo kufizim në shpejtësi ose përdorim i sistemeve Starshield të kompanisë së tij SpaceX vendosej nga ushtria amerikane dhe në fund të fundit nga Presidenti, duke iu referuar liderit të SHBA-së Donald Trump.

Ai bëri një dallim mes Starshield, në të cilin Ukraina mbështetet për komunikimet në fushën e betejës, dhe sistemit paralel satelitor civil Starlink, të cilin Kievi nuk lejohet ta përdorë për operacione sulmuese. Musk iu përgjigj kështu edhe ish-ministrit të mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, i cili tha se lidhja e Starlink me shpejtësi deri në 160 km/orë po rikthehej, por se heqja tërësisht e limitit të shpejtësisë së Starshield tani ishte kritike për mbrojtjen e Ukrainës

. Sistemi i komunikimit satelitor është një mjet jetik që i mundëson Kievit të drejtojë dronët drejt objektivave ruse dhe të mbrojë hapësirën e vet ajrore, megjithatë, të martën në mbrëmje, Ukraina njoftoi se kufizime të reja dhe të papritura në shpejtësinë e dronëve po pengonin operacionet e saj në fushën e betejës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme