Ibrahimaj inspekton dëmet nga protestat: Pas shkatërrimeve qëndron e njëjta dorë që s’do Shqipërinë në BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka vizituar zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave.
Gjatë vizitës së saj, Ibrahimaj dënoi sulmet ndaj subjekteve private dhe deklaroi se personat përgjegjës për shkatërrimet nuk përfaqësojnë studentët dhe interesat e tyre, por synojnë të dëmtojnë ekonominë dhe zhvillimin e vendit.
Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për atë që e cilësoi si ndikim të faktorëve të huaj, të cilët, sipas ministres, synojnë të frenojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe procesin e integrimit europian.
Në përfundim, ministrja u bëri apel bizneseve të prekura që të evidentojnë dhe dokumentojnë dëmet e shkaktuara. Sipas saj, ky proces do t’u mundësojë institucioneve përkatëse dhe organeve të drejtësisë të ndjekin procedurat dhe të marrin masat që parashikohen nga ligji.
“Kam ardhur tek ‘’Zogu i Zi’’ për të dokumentuar dhe për të parë nga afër dëmin që i është bërë bizneseve nga protestat. Nuk janë studentë ata që duan të shkatërrojnë qytetin. Nuk janë studentë ata që duan që mundi dhe djersa i prindërve, të shokëve dhe shoqeve të tyre të dëmtohet dhe të shkatërrohet. Është e njëjta dorë që ka dashur që Shqipërinë ta lenë mbrapa].
Ajo theksoi se autorët e shkatërrimeve duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara ndaj pronës private dhe aktivitetit ekonomik, ndërsa shtoi se institucionet do të ndjekin çdo rast përmes mekanizmave ligjorë.
Është e njëjta dorë që ka shkatërruar shumë herë vendet, por kësaj radhe ndryshe nga herët e tjera, me ndihma të huaja të cilat nuk duan që Shqipërinë ta fusin në Bashkimin Europian.
Nuk duan që Shqipëria të përparojë. Unë i bëj thirrje të gjithë bizneseve të dokumentojnë dëmin që i është bërë me qëllim që Ministria e Ekonomisë, por edhe organet e drejtësisë të bëjnë detyrën e tyre dhe të adresojnë të gjithë atë dëm që i është bërë bizneseve nga një dorë e pabesë e cila do ta shohë Shqipërinë të shkatërruar”, shprehet Ibrahimaj.
“I bëj thirrje të gjitha bizneseve të dokumentojnë dëmin që u është bërë, me qëllim që Ministria e Ekonomisë, por edhe organet e drejtësisë, të bëjnë detyrën e tyre dhe të adresojnë të gjithë atë dëm që i është shkaktuar sipërmarrjeve”.Bëhet fjalë për një dorë të pabesë që do ta shohë Shqipërinë të shkatërruar”, përfundoi ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



