Plagosje me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar, shpallet në kërkim

Aktualitet | 17 minuta më parë

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Shkozës, në Tiranë. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D. L., rreth 45 vjeç, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi E. Q., rreth 43 vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e 43-vjeçarit, si dhe hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme