Policia e Tiranës sqaron videon e personave të neutralizuar: Nuk ishin në dhomat e shoqërimit në komisariat

Aktualitet | 1 orë më parë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen disa persona të neutralizuar nga efektivët e Policisë dhe të shtrirë përtokë. Në reagimin zyrtar, Policia sqaron se personat e shfaqur në pamje nuk ndodheshin në dhomat e shoqërimit të komisariateve apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por bëhej fjalë për momentin e parë të neutralizimit të tyre në flagrancë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në një prej institucioneve shtetërore ku personat po tentonin të hynin dhe, sipas autoriteteve, po sulmonin punonjësit e Policisë. Policia deklaron se pas neutralizimit, personat janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se: Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë. Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme