Policia e Shtetit mohon pretendimet për efektivë nga Serbia në protestë: Lajme të pavërteta

Policia e Shtetit reagon pas pretendimeve të përhapura në rrjetet sociale se në protestën e 15 tetorit janë angazhuar punonjës policie nga Serbia. Institucioni i cilëson këto lajme të pavërteta dhe dashakeqe.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me disa pretendime të publikuara në rrjetet sociale, sipas të cilave në radhët e policisë shqiptare janë angazhuar efektivë nga Serbia për menaxhimin e protestës së 15 tetorit 2026. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe dashakeqe.
Sipas institucionit, përhapja e informacioneve të tilla synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Policia sqaron se gjatë tubimit të datës 15 tetor, njësoj si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave.
REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




