Shkodër/ Dhunon bashkëjetuesen dhe tenton ta godasë me thikë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për dhunë në familje. Sipas policisë, efektivët e gjetën 39-vjeçarin me inicialet A. D. në momentin kur po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, ai u kap në flagrancë dhe u arrestua. Gjatë veprimeve policore, u sekuestrua edhe thika e përdorur në ngjarje, në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, gruaja e dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.
Sekuestrohet thika.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




