Gjirokastër/ Iu gjet pistoletë dhe kokainë në banesë, kapet 44-vjeçari i dënuar më parë për vrasje
Një 44-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Historiku”, të zhvilluar në qarkun e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. L., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij në fshatin Majkosh, në Tepelenë, u gjetën dy armë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari mbante pa leje një armë zjarri, pistoletë me municion, si dhe një armë sportive. Gjatë kontrollit u zbulua gjithashtu një sasi e dyshuar kokaine. Operacioni u realizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Policia bën me dije se operacioni është zhvilluar në kuadër të intensifikimit të kontrolleve ndaj personave me precedentë penalë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Njoftimi i plotë:
Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Historiku”.
Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe një sasi Kokaine, vihet në pranga një shtetas i dënuar më parë, për vrasje.
Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion, arma sportive dhe lënda narkotike.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




