Protesta në Burrel, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar dhe të lënduar

Aktualitet | 1 orë më parë

Përplasje mes të rinjve dhe Policisë së Shtetit janë regjistruar në Burrel, pas bllokimit të hyrjes së qytetit gjatë protestës së nxënësve.

Situata është tensionuar, ndërsa efektivët e Policisë kanë nisur shoqërimin e protestuesve. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë thyer derën e një furgoni policie, duke përshkallëzuar më tej situatën në terren.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë situatës së krijuar. Bëhet fjalë për një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjithashtu gjatë protestave ka dhe të shoqëruar nga efektivët e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme