Protestat në Vlorë, të rinjtë marshojnë drejt bashkisë, përplasen me policinë dhe gjuajnë me vezë
Protesta e studentëve dhe të rinjve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, ndërsa gjatë marshimit janë regjistruar momente tensioni dhe konfrontime me forcat e policisë.
Protestuesit janë ndalur pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë përkohësisht procesin mësimor.
Gjatë zhvillimeve, një grup të rinjsh është përplasur me efektivët e Policisë, ku janë raportuar shtyrje dhe goditje. Ndërkohë, drejt godinës së Bashkisë së Vlorës janë hedhur vezë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




