OKB reagon për situatën në Shqipëri/Thirrje për përmbajtje, dialog dhe ndalimin e dhunës

Aktualitet | 1 orë më parë

Zyra e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar përmes një deklarate duke shprehur shqetësim për dhunën e fundit dhe tensionet në rritje rreth protestave në Tiranë.

Reagimi bën të ditur riafirmimin e të drejtave themelore për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kuadrin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Në të njëjtën kohë, deklarata nënvizon atë që e ka quajtur “nevojën për përmbajtje dhe proporcionalitet në zbatimin e ligjit, respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e pronës publike dhe private”.

Thirrja e organizatës së Kombeve të bashkuara u drejtohet të gjithë të interesuarve të ndalojnë  dhunën, të ushtrojnë përmbajtje, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, duke mbështetur vlerat e paqes, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe respektit për sundimin e ligjit.

Gazetare: Entela Kumnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme