Mbetjet e pesticideve në Korcë, nga 39 raste të analizuara, 3 me mbetje tej normës së lejuar

Bujqësi | 1 orë më parë

Edhe gjatë vitit 2025, nga 50 mostra të analizuara, tri kanë rezultuar jashtë normave të lejuara. Në këtë rast, produktet jokonforme kanë qenë dy mostra mandarina dhe një mostër sallatë jeshile.

Në rastet kur konstatohen shkelje, AKU merr masa për bllokimin dhe asgjësimin e produkteve të pasigurta që gjenden ende në subjektet tregtare.

Ndërkohë, verifikohet gjurmueshmëria për të identifikuar origjinën e produkteve dhe nëse ato janë shpërndarë edhe në subjekte të tjera. Kur produktet kanë arritur te konsumatori, bëhet njoftimi për kthimin e tyre pranë pikës së shitjes.

Një tjetër problem i evidentuar lidhet me mungesën e dokumentacionit për gjurmueshmërinë. Në këto raste, kur nuk mund të përcaktohet se nga cili fermer apo subjekt është blerë produkti, parashikohen masa administrative me gjobë prej 100 mijë lekësh.

Kontrollet synojnë të garantojnë sigurinë ushqimore dhe të identifikojnë produktet që nuk përmbushin standardet e lejuara për mbetjet e pesticideve.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme