Protesta në Tiranë, 21-vjecari nën monitorimin e neurokirurgëve/Trauma: Nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale, as rrezik për paralizë
Gjendja shëndetësore e Muhamet Skanës, 21-vjeçarit që u përplas në tokë gjatë përplasjes me forcat e policisë në ditën e katërt të protestës në Tiranë, po monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas informacionit zyrtar të spitalit ai ka pësuar fraktura dhe goditje në vertebër por ajo që është e rëndësishme sipas mjekëve është se nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Muhamet Skana është një nga dy personat që vijojnë të marrin shërbim mjekësor në Spitalin e Traumës. Personi tjetër është një kalimtar, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme.
Gjatë ditës së katërt të protestës së studentëve morën trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona nga të cilët 8 efektivë policie, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Ndërkohë 24 persona të tjerë morën trajtim mjekësor në spitalet e Vlorës dhe Lezhës.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



