Protestat në Tiranë, 34 të lënduar, mes të cilëve 21 efektivë dhe 13 protestues

Aktualitet | 2 orë më parë

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me personat që janë paraqitur në spital të lënduar gjatë protestave në Tiranës. Sipas ministrisë, 34 persona janë lënduar gjatë protestës, mes tyre 21 efektivë policie dhe 13 protestues.

Sipas të dhënave nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 16 efektivë policie dhe 2 protestues.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për ndihmë mjekësore një efektiv policie dhe dy protestues.

Protesta e sotme u përshkallëzua, me djegien e koshave të mbeturinave, hedhjen e gurëve  dhe molotovëve në drejtim të policisë.  Gjithashtu i është vënë zjarri hyrjes së Bankës së Shqipërisë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe disa automjete, duke rënduar më tej situatën në kryeqytet. Protestuesit i kanë vënë flakën edhe një makine dhe një biznesi pranë Gjykatës së Lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme