Abissnet Superiore në RTSH/ Karrica merr topin në shtëpi, Vora i prish debutimin Karoglanit

Abissnet Superiore | 2 orë më parë

Vora merr tri pikët përballë Partizanit, në një ndeshje ku miqtë edhe pse kontrolluan topin për një pjesë të mirë të kohës nuk arritën që të imponoheshin edhe në gola. Debutim më të hidhur se ky Karoglan nuk mund të kishte imagjinuar.

I pari i këtij takimi ishte një euro-gol i vërtetë me autor Bernard Karricës. Numri shtatë i vendasve goditi rrufeshëm nga mesi i fushës duke gjetur Qirkon të pa përgatitur në minutën e 17-të.

Tre golat e tjerët erdhën në fraksionin e dytë ku në të 51’ ishte përsëri Karrica që shënon edhe golin e sigurisë për vendasit nga pika e bardhë.

Në të 63’ Human shënoi golin e shpresës për skuadrën e Karoglan, por Pedro Clemente (74’) dërgoi shifrat në 3-1.

Për të vulusur shifrat 4-1 mendoi përsëri Karrica, i cili shënoi golin e tretë personal në minutën e parë të shtesës. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme