Abissnet Superiore në RTSH/ Rezultatet dhe renditja pas javës 7, Teuta dhe Egnatia nisin shkëputjen

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Kampionati i Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, ka luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së 7-të. Pesë ndeshje u ndanë në tri ditë, nga e premtja deri të dielën.

Java nisi me fitoren 0-2 të Teutës në “Elbasan Arena” ndaj Dinamos. Të shtunën, Tirana mposhti Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj Elbasanit. Dy sfidat e së dielës u mbyllën me fitoret e Vorës dhe Egnatias. Vora triumfoi 4-1 ndaj Partizanit, ndërsa Egnatia fitoi 3-1 përballë Vllaznisë.

Pas javës së 7-të, Teuta kryeson kampionatin me 19 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 18 pikë. Këto dy skuadra kanë nisur shkëputjen në krye të renditjes. Dinamo renditet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e katërt me 11 pikë.

Vora ngjitet në vendin e pestë me 8 pikë. Elbasani dhe Laçi kanë nga 7 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e tetë me 6 pikë. Vllaznia mban vendin e parafundit me 5 pikë, ndërsa Partizani mbyll renditjen me 4 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme