Sevilja proteston për gjykmin ndaj Real Madrid: Shkoni në muzeun e grabitjeve!

Futboll Bota | 1 orë më parë

Pas disa javësh ose muajsh, ku Real Madrid ka sulmuar sistemin e arbitrave të La Liga-s, në shënjestër kanë përfunduar pikërisht “Los Blancos” për ndihma të supozuara nga “bilbilat”. Protesta vjen nga klubi i Seviljes, që pretendon se është penalizuar në ndeshjen e hambur 4-1 në “Santiago Bernabeu”.

Janë tre episodet e kontestuara nga andaluzianët: bërryli i Arda Güler ndaj Peque, që nuk u ndëshkua. Në atë moment rezultati ishte 0-0. Pastaj janë faulli i Konaté ndaj Ure para golit të 2-0 nga Mbappé dhe penalltia e dhënë në favor të sulmuesit francez, shumë e diskutueshme.

Sevilja mund të kishte luajtur për një kohë të gjatë në superioritet numerik. Klubi ka reaguar në “X” me një postim ironik. “Me Prado kaq afër, zgjidhni atë të famshmin për grabitjet”, – është postimi i andaluzianëve, që kanë ripostuar golin e Mbappé të publikuar nga një transmetues televiziv spanjoll, duke iu referuar Luvrit.

“Mund të ktheheni 18 sekonda prapa? Duam të shohim të gjithë aksionin”, – ishte komenti tjetër në lidhje me faullin e mundshëm të Konaté, ndërsa në atë aksion Reali shënoi golin e dytë. Pra, për herë të parë nuk është Real Madrid që ankohet për arbitrat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme