Dhuna në protestë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas dëmtimit të dy të rinjve

Aktualitet | 2 orë më parë

Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka nisur hetimet lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë protestave. Hetimet përfshijnë edhe rastet e dëmtimit të dy të rinjve, Ledion Balla, 19 vjeç, dhe Muhamed Skana, 21 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, janë regjistruar tre materiale kallëzuese në lidhje me incidentet e raportuara gjatë protestave.

Prokuroria bën me dije se, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ndjek në vijimësi situatën, me qëllim verifikimin dhe dokumentimin e çdo rasti të mundshëm të shkeljes së ligjit.

19 vjeçari nga Librazhdi Ledion Balla mbeti i plagosur në ditën e parë të protestës, duke thyer gjymtyrën e poshtme. Pamjet e publikuara tregonin të riun me gjymtyrën e thyer, duke nxitur reagime të shumta.

Ndërsa Muhamed Skana u lëndua gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit, pasi u përplas në asfalt gjatë ndërhyrjes së një efektivi. Ai u dërgua për trajtim në Spitalin e Traumës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme